Gjenden valixhe me dy kufoma të shqiptarëve në Itali

Në Firencë të Italisë janë gjetur tri valixhe me pjesë të trupit: Siç ka rezultuar, dyshohet se pjesët e copëtura të tyre janë të një çifti bashkëshortor nga Shqipëria

Dy trupat që u gjetën të copëtuar në tri valixhe në një vend jo shumë larg një burgu në Firencë, ka të ngjarë të jenë një çifti shqiptar që u zhduk në 2015. Policia identifikoi personin e zhdukur për shkak të një tatuazhi spirancë me shkrimin “Vlora”, qyteti i origjinës së viktimës, raportuab të mërkurën mediat italiane, transmeton Shtegu.com.

Çifti shqiptar, i moshës 54 dhe 52-vjeçare, udhëtoi për në Firence në vitin 2015 për të vizituar djalin e tyre, i cili ishte burgosur në Firencë për krime të drogës. Djali u burgos në burgun pranë të cilit u zbuluan trupat. Një vajzë tjetër e çiftit, e cila jeton në Firencë, ishte në kërkim të dy personave të zhdukur.

Përderisa po punohej në vendin pranë aksit Firence-Pisa-Livorno, të hënën u zbulua një valixhe me mbetjet e një gruaje të dekompozuar rëndë. Ajo thuhet se kishte vdekur disa muaj më parë, zbuluan hetuesit. Valixhja ishte afër vendit ku dy copa bagazhesh që përmbanin mbetje njerëzore ishin gjetur javën e kaluar. Ishte trupi i copëtuar i një burri që ishte vrarë me thikë në pjesën e qafës.

Hetuesit zbuluan se gruaja ishte rrahur keq para se të vdiste. Me ndihmën e qenve nuhatës kërkohet një valixhe e katërt, në të cilën mund të gjendeshin mbetje të tjera të gruas shqiptare.