Gjenden të vdekur katër anëtarët e një familje, policia në kërkim të autorit të dyshuar

Policia ka gjetur kufomat e katër anëtarëve të një familjeje në një apartament, në qytetin jugor holandez të Etten-Leur, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18.15.

Të dielën, policia nga Breda tha se bëhet fjalë për nënën, dy fëmijët e saj të vegjël dhe një gjyshe.

Ata dyshohet të jenë vrarë në mënyrë mizore.

Policia është në kërkim të prindit 33-vjeçar të familjes, i cili dyshohet se është i përfshirë në krimin. “Duam të flasim me të dhe jemi të shqetësuar për të”, ka shkruar policia në Tëitter.
Trupat u gjetën mbrëmjen e së shtunës, në një apartament afër kufirit belg, shkruajnë mediat holandeze, përcjell Shtegu.com.

Policia më parë kishte marrë një informatë dhe më pas kishte shkuar në adresën në fjalë. Ajo që ka ndodhur saktësisht, nuk është komunikuar ende. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.

Tani policia edhe publikisht është në kërkim të prindit familjar, Onur Kandemir (33). “Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për mirëqenien e tij, kjo është arsyeja përse po e publikojmë foton e tij, në mënyrë që ta gjejmë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një mesazh nga policia holandeze.