Gjenden 55 emigrantë në fshatin Vaksincë të Kumanovës

Janë gjetur 44 emigrantë në shtëpinë e një personi në fshatin Vaksincë të Kumanovës, për të cilin ishte shpallur urdhër arrest.

“Më 23 gusht 2020 në 06:40, nëpunësit policorë nga Departamenti i Policisë Mateç, morën masa për gjetjen e F.K. në shtëpinë e tij në fshatin Vaksincë, sepse ka pasur urdhër-arrest për arrestimin e tij për vuajtje të dënimit me burg. Ai nuk u gjet në shtëpi, por 44 emigrantë (25 nga Pakistani, 14 nga Afganistani, tre nga Bangladeshi dhe dy nga Somalia) u gjetën në dhomat ndihmëse të shtëpisë së tij. Gjashtëmbëdhjetë nga emigrantët e gjetur janë persona të mitur”, kumtoi MPB.

Është kryer inspektim dhe ngjarja është raportuar në Prokurorinë Publike, me urdhër të të cilës emigrantët janë transferuar në Qendrën e Transitit “Vinojug” – Gjevgjeli. Nga MPB theksojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.