Gjenden 28 emigrantë në dy lokacione në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se sot herët në mëngjes, në aksione të ndara në fshatrat Vaksincë dhe Llojan të Kumanovës kanë gjetur 28 ​e​migrantë nga Bangladeshi, Pakistani dhe Afganistani.

“Në orët e hershme të mëngjesit, Qendra Rajonale për Çështjet e Kufirit në Veri dhe oficerët e policisë nga Kumanova, pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata Themelore Kumanovë, kanë kryer kontroll në dy shtëpi në fshatrat Lojane dhe Vaksince për shkak të dyshimit për kontrabandimin e emigrantëve.

– Advertisement –

Gjatë kontrollit në Vaksincë, u gjetën 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe dy persona u arrestuan.

Në fshatin Llojan gjatë kontrollit në shtëpinë e A.A. jashtë vendit, u gjetën gjithsej 18 emigrantë, 16 nga Pakistani, 2 nga Afganistani përfshirë katër të mitur. Një person u arrestua në lidhje me këtë rast.

– Advertisement –

Personat e ndaluar do të sillen para Gjykatës dhe emigrantët do të transferohen në qendrën e pritjes në Gjevgjeli”, tha Suzana Praniq Talevska.