Gjatë fundjavës stërpikje me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Faza e parë e dezinsektimit me aeroplan kundër formave të mëdha të mushkonjave në rajonin e qytetit të Shkupit do të realizohet nesër dhe të dielën, në orët e hershme të mëngjesit, informojnë autoritetet e qytetit.

Siç bëjnë të situr nga Qyteti, nëse kushtet e motit nuk lejojnë që të stërpiket, dezinsektimi me aeroplan do të bëhet ditën e ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme, në termimin e njëjtë, ndërsa sipas kësaj do të bëhet edhe dezinsektim tokësor.

Autoritetet e qytetit i njoftojnë kultivuesit e bletëve që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Qyteti i Shkupit gjatë javës së kaluar realizoi dezinsektim me aeroplan kundër larvave të mushkonjave.