Gjatë fundjavës priten reshje të dobëta të shiut, borë në malet më të larta

Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot pjesërisht i vranët me shi të herëpashershëm dhe borë në malet më të larta.

Nga Instituti Hidrometerologjik informojnë se gajtë mëngjeseve do të ketë mjegull në disa lugina, kurse prej ditës së hënë pritet të fryej erë më e fuqishme në drejtimin verior. Moti pritet të stabilizohet nga dita e martë.

Temperaturat minimale nesër dhe pasnesër do të lëvizin nga 0 në 9 gradë Celsius. Temperatura më të ulëta priten nga dita e martëku në disa vende pritet të bie temperatura nën zero, ndërsa pritet të lëviz nga minus pesë deri në katër gradë Celsius. Temperaturat gjatë ditës pritet të jenë nga gjashtë deri në 15 gradë Celsius.