Gjatë ditëve të ardhshme do të dihet se kur do të arrijnë vaksinat kineze dhe ruse, paralajmëroi Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka shprehur bindje se gjatë disa ditëve të ardhshme do të mund saktë të thotë kur do të arrijnë dy sasitë e vaksinave kundër Kovid-19 , ato kineze dhe ato ruse.

“Nuk do të doja tani të spekuloj, dëshiroj të jem i saktë, të dimë saktë se kur do të arrijnë. Ja po anulohet pak periudha. Pres me të vërtetë që këto biseda të përfundojnë sa më shpejtë. Për çdo ditë ka momente të reja nga kompanitë, kjo vlen për të gjitha kompanitë. Nga Fajzer, për të cilin e presim darft marrëveshjen. Me kompaninë ruse intensivisiht bisedojmë tani këto ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe gjithsesi me atë kineze”, deklaroi ministri Filipçe, i cili sot ishte për vizitë në spitalin e Gostivarit, ku u lëshua në përdorim Kovid qendra modulare.

I pyatur nëse kjo marrëveshje ka të bëjë për vaklsinat kineze, apo ato ruse, Filipçe u përgjigj se tani bëhet fjalë për dy sasitë e vaksinave.

“Dëshiroj të theksoj edhe një punë. Kemi bërë analizë dhe ta shfrytëzoj rastin që të dërgoj apel nga rajoni, nga Gostivari, se përmes sajtit dhe përmes mjekëve amë janë paraqitur me të vërtetë pak qytetarë të asaj kategorie të parë mbi 70 vjeçarë, rreth 1.500, ndërsa gjithsej janë paraqitur afër 6.000 qytetarë. Fillimisht u apeloj mjekëve amë në Gostivar dhe nga rajoni që t’i paraqesin qytetarët e tyre mbi 70 vjeçarë me sëmundje kronike me grupin e parë të ardhshëm prioritar, t’i paraqesin dhe t’i vendosin në sistemin termini im, pasi ata do të jenë të parët menjëherë pas mjekëve dhe infermiereve nga Gostivari. Më duket se praktikisht të gjithë mjekët dhe infermieret që punojnë me kovid pacientë tanimë janë vaksinuar”, tha Filipçe.

Në pyetjen e gazetarëve çka me ata qytetarë që nuk dëshirojnë të vaksinohen, Filipçe tha se me komunikim intensiv përmes mjekëve amë, përmes fushatës që vijon, duhet të ngritet vetëdija tek qytetarët.

Ai paralajmëroi se nuk përjashtohet mundësia për kufizime të reja, por tani për tani nuk do të ketë.

“Nuk ka indikacione të tilla, pasi rritja nuk është e tillë siç ishte në fillim të nëntorit. Kemi rritje të butë, që nuk është rrezik për kapacitetet spitalore, por gjithsesi është shkak që qytetarët të jenë absolutisht shumë të kujdesshëm”, tha Filipçe./tv21