Gjashtë vite nuk kam votuar, kësaj radhe do të votoj për hir të Albin Kurtit

Arjeta Abdiu

Shpeshherë, si shtetase e Maqedonisë, më ka shkuar mendja të marr edhe shtetësinë e Kosovës, vetëm e vetëm për të votuar për Vetëvendosjen. Dëshirë të kamotshme kam të votoj Albin Kurtin, liderin më të madh shqiptarnë këto momente, lider i rangut të Ibrahim Rugovës dhe Arbër Xhaferit. Jam shumë e lumtur që kësaj radhe po më jepet mundësia të votoj për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin në Maqedoni. Asnjëherë nuk e kisha besuar se do ta kem këtë mundësi. Por ja që kjo dëshirë e imja u bë realitet.
Tani gjashtë vite kam të drejtë vote, por asnjëherë nuk kam dalë në zgjedhje parlamentare. Tash kam ndërruar mendje. Do t’i përgjigjem thirrjes së Albin Kurtit. Thirrja e tij drejtuar shqiptarëve të Shkupit dhe të mbarë Maqedonisë më bëri krenare. Është thirrje që duhet të mobilizojë gjithë rininë, gjithë shqiptarët pa përjashtim. Sepse me votën tonë në Maqedoni, konform apelit të Albin Kurtit, ne forcojmë pozitat e Vetëvendosjes në Kosovë për të kthyer sa më shpejtë qeverinë legjitime, që e rrëzoi përkohësisht klani i korruptuar.
Nuk i kuptoj ata shqiptarë që po e kritikojnë thirrjen vëllazërore të Albin Kurtit. Kam menduar se Albini i pengon vetëm Serbisë, por ja që paska edhe disa shqiptarë në Maqedoni të cilëve po u penguaka, vetëm pse ua thotë të vërtetën në sy. Uroj të vetëdijësohen!