Gjashtë vite më i ri, lidhja e Loredanës me futbollistin e Dortmundit zë ballinat e mediave gjermane

Loredana mbrëmjen e kaluar ka konfirmuar lidhjen e saj të re me futbollistin e njohur.

Bëhet fjalë për futbollistin e Borusia Dortmund, Karim Adeyemin, shkruan lajmi.net.

Duket se lidhja e tyre u bë e madhe e tashmë i ka zënë edhe ballinat e mediave gjermane.

BILD ka plasuar në ballinë sot foton e çiftit të ri, reperes shqiptare me futbollistin e Borusia Dortmund.

“Faleminderit Zot”, ishte përshkrimi i Loredanës në foto me reprezentuesin gjerman.

21 vjeçari është 6 vjeç më i ri se reperja shqiptare.