Gjashtë persona kanë vdekur si dhe shtatë të tjerë janë lënduar të dielën nga një sulm me bombë që ka ndodhur në qytetin jugor të Jemenit, Aden. Ministri i Informacionit ka bërë të ditur se bomba ishte e vendosur në makinën e guvernatorit.
Agjencia shtetërore e lajmeve ka deklaruar se guvernatori Ahmed Lamlas dhe ministri i agrikulturës, Salem al-Suqatri, i mbijetuan një “sulmi terrorist”.
Nga sulmi të vdekur mbetën sekretari i shtypit të guvernatorit dhe fotografi i tij, kreu i detajeve të tij të sigurisë dhe një shoqërues i katërt, si dhe një kalimtar i rastit, tha një burim i qeverisë lokale.
Zjarrfikësit dhe policia u dërguan në atë zonë, deri tani akoma nuk dihet se kush e kishte shkaktuar sulmin, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.