“Gjaku s’bëhet ujë, vëlla” – Fillojnë hetimet ndaj familjarit të “Strellës” që paralajmëroi hakmarrje

Kanë filluar hetimet ndaj të riut, familjar i të ndjerit, Gazmend Hyseni, i cili postoj në Tik Tok një video që paralajmëronte marrjen e hakut pas vrasjes së djalit të migjes së tij.

Blendi Hyseni është 18 vjeçari që është intervistuar nga prokuroria lidhur me videon që publikoi me mbishkrimin “Gjaku s’bëhet ujë, vëlla”.

Që kanë filluar hetimet e konfirmon Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Rr. Gursel dhe Bajram Sylejmani, Ferizaj 31.05.2022 – 10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në rrjete sociale ka postuar video me përmbajtje kërcënuese. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan policia.