“Gjaku nuk është ujë”, Edita Tahiri mbështet protestën në Tiranë për liderët e UÇK-së

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e mbajtur në Tiranë në përkrahje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi, Tahiri theksoi rëndësinë e drejtësisë për luftëtarët e lirisë, duke deklaruar:

“E mbështes protestën në Tiranë në përkrahje të drejtësisë për liderët e UÇK-së që janë në Gjykatën Speciale – gjaku nuk është ujë.”