Girona e shqetësuar, Arijanet Muric pritet t’iu mungojë në derbi nëse ftohet nga Kosova

Klubi spanjoll, Girona është i shqetësuar me mungesën e mundshme të portierit Arijanet Muric për derbin e tyre ndaj Leganes.

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me 8 tetor ndeshjen e tyre ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së ‘Play-Offit’ në Ligën e Kombeve.

Pas tri ditësh, Kosova pret Slloveninë në Fadil Vokrri në Prishtinë të dielën e ardhshme të 11 tetor, ndërsa me 14 tetor do të luajë në Greqi.

Këto ndeshje priten me entuziazëm të madh nga tifozët dhe lojtarët e Kosovës, por jo edhe nga klubi spanjoll, Girona.

Te Girona kanë filluar të shqetësohen nëse Kosova e fton portierin e tyre, Arijanet Muric për këto ndeshje.

Muric duke mbrojtur portën e Gironas

Në rast se Muric ftohet për ndeshjet e tetorit të Dardanëve atëherë ai pritet ta humbas derbin e Gironas me Leganes.

Girona do të luajë me 12 tetor në udhëton te Leganes dhe kjo po cilësohet një mungesë e madhe e tyre.