Rap-artisti i njohur shqiptar, Ghetto Geasy, ka nisur punën për albumin e tij të ri “Geasy”.
Ai tashmë ka publikuar këngën e parë nga ky album, e cila titullohet “Baba”, e që tani është kompletuar edhe me videoklip.
Projekti, i lansuar në kanalin e Babastars, ka bashkëpunëtorë si: First, Zech e Bigdeal Records.

Nën drejtimin e Fat Gjakovës, kjo këngë tashmë ka marrë komente të ndryshme në rrjet, ku shumë prej tyre nuk e kanë pëlqyer e për disa të tjerë ka qenë me domethënie.
Getoar Selimi (emri i vërtetë) në vazhdim do të sjellë edhe projektet e tjera të këtij albumi.
Ky mbase do të jetë një kapitull përmbyllës për të, marrë parasysh kohën e kaluar në estradë.
Ai ka shumë vite në skenë dhe cilësohet si një nga më të mirët në hip hop.