Ghetto Geasy dhe Majk paralajmërojnë projektin e ri muzikor?

Dy reperët e njohur kosovar prej disa kohësh nuk kanë sjellur ndonjë projekt të ri bashkë për të gjithë fansat e tyre.

E si duket së fundi ata po rikthehen me një projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Ka qenë Majku ai i cili ka shpërndarë një postim në “InstaStory”, nga i cili duket se ka bërë me dije se janë në xhirime të videoklipit të radhës.

“Rap Deniro dhe Al Pacino”, ka shkruar ai sipër kësaj fotografie ndonëse nuk ka zbuluar asgjë më shumë për ndjekësit.

Majk këtë periudhë ka qenë më aktiv si solo artist, duke sjell disa këngë që u mirëpritën në masë të madhe nga publiku.

Gjithashtu ai morri vëmendje të madhe me ‘freestyle’ e tij tek Meriton Mjekiqi ku edhe u aludua se ishte “diss” për Don Xhonin.

Projekti i fundit i përbashkët i tyre mbetet “Mëkati Jem” e lansuar në tetor të vitit që lamë pas në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn./Lajmi.net/