Getoar Selimi pretendon se Travis Scott ia kopjoi këngën

Getoar Selimi përmes një postimi në Instagram, ka treguar se si Travis Scott, sipas tij ia kopjoi këngën, shkruan lajmi.net.

Ai ka krahasuar kohën e publikimit të këngës së tij me të reperit Scott, e që del se “Babastars” publikuan projektin plot dy vite më parë.

Bëhet fjalë për këngën “Highest in the room”, në të cilën në imazhin që e publikoi Geti mund të shihet ngjashmëria e madhe në një skenë të klipit.

Për ndryshe, projekti i “Babastars” me titull “High 4 real” ka marrë mbi 9 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/