Getinjo flet rreth Big Brother VIP Kosova 2: Përse askush nuk po i përmend banorët e edicionit të parë?

Rap-artisti i njohur shqiptar, Getinjo, ka bërë disa postime në rrjete sociale rreth Big Brother VIP Kosova 2.

Duke qenë pjesë e këtij formati edicionin e kaluar, ai tani tha se po i shikon në kohë të lirë dhe se po i pëlqejnë banorët brenda.

Megjithatë, reperi ferizajas theksoi se një gjë nuk po e kupton se përse askush nuk po flet për edicionin e parë të këtij spektakli.

Foto: Screenshot/Instagram

“Përshëndetje njerëz. Kur po kam kohë po e shikoj Big Brother VIP Kosova 2. Po më pëlqejnë njerëzit, po më pëlqen harmonia, najs. Veç një sen s’po ka kap, përse nuk po e përmendin 1. Asnjë njeri, fjalët që janë bërë brenda ose diçka. Se di, po më duket sikur. Kur kemi dalë prej aty shumë nga këta njerëzit kanë shkruar, komplimente. Ti je nëna, ti je baba. Secili për veti”, u shpreh ai.

32-vjeçari në vazhdim tha: “E di tani që edhe më kapni, t’ishe kan i mirë, ishe ndejt deri në fund, u dorëzove dole në mes. Nuk i marrë këto llafe seriozisht. Ama përnime interesant që nuk po e përmendin hiç”.

Foto: Screenshot/Instagram

Getinjo ndryshe është pëlqyer tejet shumë gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Kosova 2.

I njëjti brenda krijoi edhe një lidhje dashurie me bukuroshen nga Shqipëria, Vivien Thano, romanca e të cilëve tashmë ka përfunduar.