Gërvalla: S’e di nëse do të quhet Asociacion dokumenti që pranuam, respekton Kushtetutën

Këtë javë në Bruksel, pas takimit me udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe presidentët e kryeministrat e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehu gatishmërinë të nënshkruajë projektin e ofruar nga diplomatët perëndimorë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkohë që akuzoi Presidentin serb për mosgatishmëri për të zbatuar marrëveshjen e njohur si plani franko-gjerman.

Në një koment për Zërin e Amerikës, Departamentit i Shtetit tha se procesi i normalizimit i ndërmjetësuar nga BE-ja, është rruga e vetme për të siguruar marrëdhënie paqësore dhe produktive dhe për të realizuar aspiratat e dy vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. SHBA përsëriti gjithashtu thirrjen që dy palët të angazhohen seriozisht dhe urgjentisht drejt këtij qëllimi dhe të zbatojnë plotësisht të gjitha angazhimet që dalin nga dialogu.

uesi i Lartë i Politikës së Jashme të BE-së nuk është hera e parë që është shumë i njëanshëm në vlerësimin e situatës. Zoti Borrell edhe në të kaluarën është shquar për deklarata të cilat nuk e kanë pasqyruar realitetin e dialogut, nuk e kanë pasqyruar realitetin e qëndrimeve të Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur dy palë dje. Kryeministri i Republikës së Kosovës ka ofruar një rrugë të qartë për dalje nga situata në të cilën ndodhemi dhe atë rrugë e ka refuzuar Presidenti i Serbisë dhe t’iu them të drejtën as nuk presim që Presidenti i Serbisë të tregohet konstruktiv në këtë proces.

Zëri i Amerikës: Çfarë prisni ju nga ky proces? Cili është vizioni juaj për rrugën përpara, zonja Ministre?

Donika Gërvalla: Rruga tutje është forcimi i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, respektimi i interesave të qytetarëve të të gjithë Republikës tonë, pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare, fetare, rajonale apo çfarëdo qoftë tjetër. Rruga tutje është përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për të ngritur sundimin e ligjit, për të forcuar demokracinë edhe për t’i ofruar gjithmonë të gjithë fqinjëve mundësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kjo është ajo çfarë është në dorën tonë. Të gjitha të tjerat nuk janë vetëm në dorën e Republikës së Kosovës dhe prandaj shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë trysninë e duhur, të shprehë sanksionet e duhura ndaj Serbisë me qëllim që të kemi një mundësi të lëvizjes në normalizimin e marrëdhënieve tona.

Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara shpesh gjatë këtij viti kanë përsëritur se ekziston një trysni kohore për ta përmbyllur marrëveshjen me Serbinë. A ka ende mundësi që marrëveshja të përmbyllet para zgjedhjeve vitin e ardhshëm në Amerikë?

Donika Gërvalla: Sa i përket Republikës së Kosovës, ne e kemi treguar rrugën se si mund të përmbyllej menjëherë. Kryeministri Kurti ka ofruar mundësinë që që dje të finalizohej marrëveshja me nënshkrimin e të dyja palëve në prani të të gjithë liderëve evropianë. Një mundësi e tillë nuk është shfrytëzuar dje; të shohim se a do të ketë mundësi të ngjashme, parimore dhe të suksesshme për Republikën e Kosovës në të ardhmen. Kjo nuk varet, e thashë edhe një herë, vetëm nga ne. Kjo varet shumë edhe nga cili pozicion do të marrë bashkësia ndërkombëtare, do të marrin partnerët, miqtë dhe aleatët tanë në raport me kërkesat e drejta të Republikës së Kosovës, por edhe me përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për t’i ikur negociatave dhe për të forcuar agresionin ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë.

Zëri i Amerikës: Po i kthehemi edhe një herë çështjes së modelit të ri që është ofruar nga të dërguarit e posaçëm ndërkombëtarë për asociacionin. A mund të na detajoni çfarë e bën të pranueshëm këtë model për Republikën e Kosovës?

Donika Gërvalla: Shumë e thjeshtë: modeli i ri, i cili na është prezantuar, respekton Kushtetutën e Republikës tonë dhe si institucione të përgjegjshme, minimumi i asaj që kërkojmë me çfarëdo lloj propozimi që na vjen është respektimi i shtetësisë, i sovranitetit, i Kushtetutës së Republikës. Mendoj që ky është detyrim i çdo qeverie të çdo vendi demokratik.

Zëri i Amerikës: Dhe a ndiheni që modeli i ri respekton këto parime bazë?

Donika Gërvalla: Më duket që e theksova tre herë gjatë kësaj bisede të përbashkët që patëm, që ky është ndryshimi bazë i propozimit që na ka ardhur dhe kjo është arsyeja pse Kryeministri Kurti në një ofertë shumë të sinqertë dhe shumë parimore dje në Bruksel ka ofruar nënshkrimin e Marrëveshjes bazike të planit të implementimit dhe në kuadër të saj të implementimit edhe të nenit 7, i cili parasheh një mekanizëm të vetmenaxhimit për serbët e Kosovës.