Gërvalla nuk jep datë për liberalizimin e vizave

Gjatë raportimit në komisionin për Integrime Evropiane, ajo nuk ka dhënë një datë për liberalizimin e vizave por theksoi se janë duke punuar me vendet skeptike.

“Në vija të trasha mund të themi së është punuar me muaj të tërë hartimi i një strategjie për t’i qasur në një formë të duhur, jo vetëm 5 vendeve të BE-së që se kanë njohur Kosovën, por edhe vende të tjera mosnjohëse. Konsiderojmë se statusi i Kosovës është dobësuar me kalimin e viteve dhe ka një stagnim për njohje të reja. Duhet paralelisht të punojmë për njohje të pesë vendeve mos njohëse të BE-së, dhe ndërtimin dhe forcimin marrëdhënieve bilaterale me vende të tjera”, tha Gërvalla.

Tutje Gërvalla tha se edhe pse janë plotësuar kriteret, disa vende kanë skeptizicëm për sundim të ligjit në Kosovë, ku duhet të punojnë më shumë në këtë aspekt.

“Regjimi i vizave është i padrejtë dhe pashpjegueshëm. Është çështje e kredibilitetit të BE-së, kriteret janë plotësuar për liberalizim të vizave, por kemi shtete anëtare të BE-së që po e bllokojnë këtë proces. Mbetet për ne të identifikojmë të gjithë rrugët që ndryshojnë këtë qasje për vendet skeptike. Një pjesë e tyre po thirren në shtetin ligjor dhe ne duhet të punojmë në këtë aspekt. Ka një ndërrim të vogël të dy vendeve skeptike, por ne duhet të punojmë”, tha ajo.