Gërvalla niset drejt Parisit: Forumi i Paqes edhe më i rëndësishëm në këtë kohë kur ka kërcënime për konflikte dhe luftëra

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ka marrë rrugë drejt Francës.

Ajo do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të nisë së mbajturi në Paris, transmeton KlanKosova.tv,.

“Rrugës për Paris. Forumi i Paqes është edhe më i rëndësishëm në kohë kur Evropa dhe bota janë duke u sfiduar nga shumë kërcënime prej atyre që kërkojnë konflikte dhe luftëra”, është shprehur Gërvalla.

“Bota duhet të qëndrojë bashkë për ta mbrojtur paqen dhe lirinë kundër këtyre kërcënimeve”.