Gërvalla: Në vitin 2030, Kosovën e shoh pjesë të BE-së dhe NATO-s

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, foli rreth të ardhmes së Kosovës në konferencën “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë dhe Integrimin Euro-Atlantik”.

Gërvalla tha se beson se vendi në vitin 2030 do të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Nuk varet vetëm nga Kosova se ku do të gjendemi. Deri në vitin 2030 shumë gjëra do të ndryshojnë dhe projektimet tona më të mira mund të ndodhin deri atëherë. P.sh duhet të kemi një gjuhë të qartë, për pengesat që po e pengojnë rajonin tonë. Pra, të gjithë miqtë, aleatët, partnerët tanë, si do të jenë të pranishëm duke dhënë sinjalet e duhura se luftërat në të ardhmen nuk do të tolerohen”, tha Gërvalla.

Ajo u shpreh se nëse këto nuk parandalohen, atëherë rajoni do të jetë në një pozicion sikur në vitet e 90-ta.

“Do të jemi tepër të zënë për të gjetur strategjitë e duhura për të përfunduar diçka që do të mund ta kishim parandaluar lehtë, po të kishte vullnet, analizë dhe persona të duhur”, tha kryediplomatja kosovare gjatë kësaj konference. /Klankosova.tv