“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe është shumë e kujdesshme edhe me fqinjin e saj verior”. Kështu u shpreh zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministre për punë të jashtme dhe diasporë, znj. Donika Gërvalla, pas takimeve që pati me zyrtarë të lartë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, zonja Gërvalla tha se Serbia duhet të njohë realitetin e krijuar në Ballkan në vitin 2008.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe është shumë e kujdesshme edhe me fqinjin e saj verior. Por, ne ftojmë fqinjin tonë verior që të njoh realitetet e reja të krijuara në Ballkan në vitin 2008 ku Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe prandaj ne jemi të përkushtuar të zhvillojmë Kosovën, të zhvillojmë demokracinë, sundimin e ligjit, ekonominë dhe të paraqesim një perspektivë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Gërvalla për gazetën LAJM.