“Gërhet shumë natë”, Sara zbulon çfarë nuk i pëlqen tek Dj Pm

Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku.
Ata u njohën brenda shtëpisë së “BBV”, duke e vazhduar edhe jashtë, shkruan lajmi.net.

Së fundmi Sarah ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku ka shuar disa ‘kuriozitete’ në lidhje marrëdhënien e saj me Dj Pm pas “BBV”.

Sarah u shpreh se marrëdhënia mes tyre është shumë e bukur dhe shkon mirë, pavarësisht disa ‘ngërçeve’ të vogla të cilat i kanë hasur përgjatë këtyre 10 muaj lidhjeje.

Madje blogerja nuk ngurroi aspak të tregonte se çfarë nuk duron dot tek Pajtimi.

“Gërhet natën, ndonjëherë aq shumë sa që të nxjerr gjumin”, u shpreh ajo.