Banorët e Gërçecit sot kanë protestuar para ambienteve të EVN-së në lagjen “Gjorçe Petrov” në Shkup pasi thonë se dy ditë janë pa rrymë elektirke, përcjell TV21. Ndrërkaç nga EVN thonë se ka defekt si pasojë e ngarkesës së tepërt nga shfrytëzimi ilegal i rrymës elektrike.
“Në fshatin Gërçec, dje rreth orës 8 të mëngjesit ndodhi defekt dhe si rrjedhojë furnizimi me energji elektrike është akoma i ndërprerë.
Ky defekt është pasojë e shfrytëzimit të vazhdueshëm ilegal dhe të pakontrolluar të energjisë elektrike nga ana e banorëve. Trafostacionet mbingarkohen dhe dëmtohen, si dhe pajisjet e tjera energjetike, e si rezultat shfaqen defekte serioze. Ekipet e Elektrodistribuimit gjatë mënjanimit të defekteve dhe kryerjes së aktiviteteve teknike në këtë fshat, pengohen nga ana e banorëve dhe shpesh ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike. Me këtë, në tërësi prishet funksionimi normal dhe realizimi i punës. Më konkretisht, është e pamundur të sanohen defekte për sa kohë që punonjësve në terren iu pengohet qasja tek objektet energjetike dhe nuk kanë kushte normale për punë”, thonë nga EVN.




