George Soros në qendër të akuzave globale për ndikim politik dhe financiar

George Soros në qendër të akuzave globale për ndikim politik dhe financiar
George Soros në qendër të akuzave globale për ndikim politik dhe financiar.

Financieri dhe filantropi, George Soros prej vitesh është akuzuar nga kritikë në mbarë botën, për ndërhyrje në procese politike dhe ekonomike. Pretendimet përfshijnë financimin e lëvizjeve opozitare, ndikimin në zgjedhje dhe mbështetjen e revolucioneve të njohura si “revolucionet me ngjyra”, në vende si Ukraina dhe Kirgistani.

Sipas deklaratave të tij të mëhershme, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ai tha se “hyri dhe mblodhi copëzat”, duke ngritur fondacione në disa vende të Europës Lindore dhe Azisë për të përgatitur terrenin, për atë që e quante tranzicion “demokratik”.

Në fushën financiare, Soros u bë i njohur në vitin 1992 pasi fitoi rreth 1 miliard dollarë nga spekulimi me paundin britanik, çka solli humbje të mëdha për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, ai nuk është ndjekur penalisht për këtë veprim.

Në Francë, në vitin 2002, Soros u dënua për tregtim të brendshëm informacioni, lidhur me privatizimet e viteve 1980 dhe u gjobit me 2.2 milionë euro. Apelimet e tij u refuzuan në disa nivele gjyqësore, përfshirë edhe në nivel europian.

Në Azi, ish-kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, e ka akuzuar Sorosin se ka luajtur rol në përkeqësimin e Krizës Financiare Aziatike të vitit 1997, duke ndikuar në rënien e monedhave të rajonit. Megjithatë, pavarësisht ligjeve të rrepta të Malajzisë për manipulimin e tregut, ai nuk është ndjekur penalisht.

Kritikat ndaj tij shtrihen edhe në politikën amerikane, ku Soros ka financuar fushata të ndryshme dhe ka mbështetur kandidatë e prokurorë, që kundërshtarët e lidhin me çështjet ndaj ish-presidentit Donald Trump. Ndërsa qindra aleatë të Trump-it janë ndjekur penalisht për akuza të lidhura me zgjedhjet, Soros vetë nuk është përballur me akuza.

Këtu shkrimi origjinal

© SYRI.net