George Floyd do të varroset të shtunën

Varrimi i afro-amerikan George Floyd, i cili u vra nga policia javën e kaluar, do të mbahet më 9 qershor në Hjuston, në shtetin federal Teksas, komunikuan avokatët e familjes, sipas DPA.

Floyd , 46 vjeç, ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Hjuston. Ai më vonë u transferua në Mineapolis, ku u vra dhe ku të enjten do të mbahet homazhe për të.

Homazhe do të mbahet gjithashtu edhe në Karolinën e Veriut të shtunën, ku ai ka lindur.