Genta Ismajli shtatzënë? Fotografia që ngjalli dyshime

Duket se Genta Ismajli është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Këngëtarja Genta Ismajli po e shijon lidhjen e dashurisë me turkun, Hysen Usta, shkruan lajmi.net.

Madje dyshja së shpejti planifikojnë të martohen e Genta ëndërron të bëhet nënë, e bazuar në një fotografi duket se shumë shpejtë do t’i bëhet ëndërra realitet.

Në imazhin që po qarkullon në media shihet Genta krah të dashurit të saj i cili po i mban dorën në barkun që duket paksa i fryrë e fansat dyshojnë për një shtatzëni të mundshme.

Nuk dihet sakt nëse kjo është e vërteta por pritet të merret vesh shumë shpejtë.