Genta Ismajli realizon fotosesion të ri me familjen e saj, shkëlqen përkrah partnerit dhe binjakëve

Në janar të këtij viti, këngëtarja Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë.

Këngëtarja nga Gjilani solli në jetë binjakët, një djalë dhe një vajzë emrat e të cilëve janë Ive Blue dhe Icon.

Teksa, kohë më parë zbuloi portretin e tyre për herë të parë, Genta edhe së fundmi ka realizuar një fotosesion të ri dhe të mrekullueshëm.

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Ajo shihet pranë partnerit të saj, Huseyin Usta, ndërsa të mbajnë në duar dy fëmijët e tyre.

“Familja”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e fotove, në të cilat pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

Ndryshe, krahas përkushtimit ndaj jetës private dhe familjes së saj, këngëtarja ka vazhduar edhe me projekte muzikore.

Në janar Genta publikoi këngën “Bad Bitch” në bashkëpunim me reperin gjerman Eko Fresh dhe producentin Phat Crispy që erdhi e vizuelizuar edhe me klip.