Genta Ismajli po prek ‘qiellin e shtatë’ nga lumturia me turkun

Genta Ismajli është këngëtarja më e komentuar muajt e fundit. E krejt kjo jo bash pa arsye.

Lidhja e saj me biznesmenin turk e shndërroi në personazhin më të ndjekur e të përfolur në showbiz.

Beqaria e saj mori fundin si në përralla, kjo pasi që këngëtarja po bën jetë si të princeshave falë dashurisë që po i dhuron turku.

Çifti dita-ditës, po e dëshmojnë secilën herë se dashuria e tyre nuk është veç kalimtare.

Ata kanë rrëfyer edhe planet e tyre për një martesë të shpejtë dhe të bërit prind, një ndjenjë që e duan të dy pa masë.

Sado që dikush mund ta paragjykoj këngëtaren se si nuk gjeti burrë kosovar, Genta po prek ‘qiellin e shtatë nga lumturia’ dhe kjo ka rëndësi.