Asambleja popullore e Bullgarisë filloi me marrjen në pyetje të ministres së Punëve të Jashtme për dorëheqjen e Teodora Gençovskës për procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë në BE dhe vendimin për miratimin e kornizës për negociata, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Marrja në pyetje shkaktoi kontest midis “Ndryshimi vazhdon”, GERB dhe “Ka një popull të tillë”. Nga “Ka një popull të tillë” propozuan seancë të mbyllur që të mund ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska t’u kumtojë deputetëve vërejtje sekrete për bisedime midis përfaqësuesve të qeverisë dhe diplomatëve bullgarë.
Më vonë, koordinuesi i grupeve të deputetëve të “Ndryshimi vazhdon”, Andrej Gjorov para gazetarëve deklaroi se propozojnë që seanca të hapet që të mund të gjithë qytetarët bullgarë ta mësojnë realitetin për Republikën e Maqedonisë së Veriut.




