Geer: Ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D nuk kanë të bëjnë me harmonizimin e standardeve të Bashkimit Evropian

Euroambasadori në vend, David Geer theksoi se ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D nuk ka harmonizim të standardeve të Bashkimit Evropian. Ai shprehet i shqetësuar me vendosjen e flamurit evropian të këto ligje.

“Sistemi i flamurit evropian përdoret kur e harmonizoni legjislativën tuaj me legjislativën dhe standardet e Bashkimit Evropian. Na shqetëson fakti që në ligjet për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D vendoset flamuri evropian duke marrë parasysh se aty nuk ka harmonizim me standardet e Bashkimit Evropian”, u shpreh Geer.

Sipas tij, flamuri evropian ekziston për shkak se në rrugën drejt BE-së, Maqedonia e Veriut, por edhe vendet tjera, duhet të miratojnë disa pjesë të legjislacionit, që kërkon shumë kohë në Parlament.

“Do të duhen dekada nëse miratohen të gjitha pjesët e legjislacionit, nëse procesi zhvillohet në kushte normale. Prandaj kemi flamurin evropian. Ju mund të përdorni flamurin evropian kur përafroni legjislacionin tuaj me legjislacionin dhe standardet e BE-së”, u shpreh Geer.