Geci publikon një video të politikanes boshnjake Sabina Çudiç, e cila flet për rrezikun e ndarjes së Kosovës, ja çfarë bëri Vlora Çitaku

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka publikuar një video të politikanes boshnjake Sabina Çudiçin, e cila ka treguar detaje nga takimi i saj me Palmerin dhe bisedën e tensionuar që ka patur me të, kur e ka pyetur lidhur me tezën e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Takimi është zhvilluar në prill të 2019-ës në Uashington.

Gjatë bisedës e pranishme ka qenë edhe Vlora Çitaku e cila i ka kërkuar politikanes boshnjake që të mos ndërhyjë, sepse Kosova dhe Serbia mund të shkojnë drejt një marrëveshje për kufijtë.

Për këtë Geci thotë se, kjo është një argument i radhës për ata që e sollën në tryezë ndarjen e Kosovës dhe zajednicën.

Geci në postimin e tij thotë se sa lirë e ka shitur Kosovësn Thaçi, të cilit i referohet me emrin ‘Polar”.

“Argumentet e radhës për ata që e sollën në tryezë ndarjen, por edhe zajednicen.

Ky është një video argument i radhës kur moderatori i madh Adi Krasta në lidhje drejtpërdrejt e pyt Sabina Çudiçin, nuse e Kosovës e martuar me artistin e madh Alban Ukaj, djalin e Shefki Ukës, Shefkia njihet si aktivist i LDK-së dhe atdhetar i madh i çështjes kombëtare, ku reja e tij, Sabina Çudiç flet për takimin e saj me të derguarin e Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Me z. Pallmer ishte edhe Vlora Çitaku ku në Kosovë njihet si Kosovska Devojka, në bisedë miqësore Pallmer thotë: marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë është e kryer vetëm po presim kohën e favorizuar për nënshkrimin e ndarjës së Kosovës.

Dëgjone mirë se sa lirë Polari e shet Kosovën”, shkruan Geci në Facebook.

Më poshtë deklarata e Çubiçit:

“Isha e ftuar në Uashigton për të marrë pjesë në panel me z.Ahmeti dhe folës të tjerë me tutull të “Zgjidhja e të pazgjidhshmes në Ballkanin Perëndimor”. Ideja ishte të ndalim përvojat tona lidhur me proceset e vazhdueshme në Ballkan. U organizua nga universiteti i famshëm John Hopkins dhe instituti ndërkombëtar republikan. Kjo ishte pjesa zyrtare e aktivitetit ku ne morëm pjesë në panel. Ishte në formën e një konference.

Sa i takon pjesës zyrtaare të këtij aktiviteti në prill 2019 u zhvillua një takim, një festë kokteji lidhur me atë konferencë, ku në një diskutim jozyrtar, kur isha duke folur me Palmer shpreha shqetësimim tim lidhur me konceptin e shkëmbimit të territoreve dhe po thosha sa katrastrofike do të ishte për të gjithë rajonin. Kjo është një çështje që shkon përtej kufijve të Kosovës dhe Serbisë sepse do të prekte të gjithë Ballkanin. Dhe nga biseda kuptova se ai e favorizonte këtë ide. Besoj se nuk mund të ketë zgjidhje të pjesshme në Ballkkan duke prekur një palë, pa marrë në konsideratë palët e tjera të Ballkanit. Unë kam investuar fuqishëm në Kosovë pasi djali im ka një pasaportë kosovare. Zonja Çitaku që në atë kohë ishte ambasadorja e Kosovës në Uashington mori pjesë në këtë diskutim.

Dhe që të dyja programuam një takim në Këshillin e Sigurimit të nesërmen, për një përmbledhje të situatës në Ballkan, veçanërisht në Kosovë dhe Bosnje. Dhe me ne erdhi edhe Shpend Ahmeti. Në bisedën që zhvillova me Palmer, ku ndodhej edhe Çitaku, zoti Ahmeti nuk ishte i pranishëm. Biseda filloi të bëhej e parehatshme kur fillova t’i shpreh idenë time Palmer dhe çfarë mendoja unë për shkëmbimin e territoreve, zonja Çitaku u bashkua me ne dhe reagimi i saj ishte që unë nuk duhej të flisja për këtë temë, nëse Kosova dhe Serbia arrinin një marrëveshje. unë nuk duhej të përfshihesha në këtë bisedë. Unë ktheva përgjigje që nuk mund të ketë zgjidhje të cilat prekin negativisht Bosnjen dhe mendoj se është një zgjidhje shkatërruese për Kosovën.

Zoti Palmer është deleguar nga administrata e SHBA për të dhënë një zgjidhje për ligjin zgjedhor dhe zbatimin e gjykimeve në Bosnje Hercegovinë. Janë këta aktorë që kanë mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aktualisht po zbatojnë politika të rrezikshme”.