Gazzetta: Ronaldo mund të transferohet në PSG

Akoma nuk është bërë zyrtare, por dy vjet pas largimit të tij Max Allegri pritet që të rikthehet në stolin e “Zonjës së Vjetër”, përcjell lajmi.net.

Gazetari italian, Di Marzio, kishte raportuar se Allegri dëshiron që Dybala të jetë figura kryesore e ekipit, duke shtuar edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm të Ronaldos.

Jorge Mendes, agjenti i lojtarit, madje raportohet se ka kontaktuar PSG për të zbuluar nëse klubi parisien është i interesuar për sulmuesin 36-vjeçar.

Portugezi ka kontratë me Bianconerët deri në vitin 2022 dhe e ardhmja e tij është në ‘ajër’.