Ajo ka bërë një reagim në rrjete sociale.
Gazetarja shqiptare, Anila Jole duke shkruar rreth performancës që këngëtari serb Goran Bregoviq pritet ta ketë në Festivalin e Birrës në Korçë, ka thënë se pas debatit të ndezur së fundi rreth performancës së Bregoviq, ajo bashkë me disa kolegë gazetarë kanë bërë disa hulumtime për artistin serb që pritet të vijë sërish në Shqipëri. Sipas saj, ajo nuk ka gjetur diçka kompromentuese.“Gjeta ndër këngët që grupi i tij ka kënduar në shqip dhe pakkush e ka dëgjuar. Në atë këngë “Bijelo dugme”, ku Bregoviç ishte krijuesi dhe kitaristi kryesor, i këndon dashurisë, muzikës dhe instrumenteve tona si çiftelisë e mandolinës në gjuhën shqipe. Për mua është domethënëse dhe çuditem që askush nuk e përmend. (Kënga në youtube)”, shkruan ndër të tjera ajo.
Kosovë-Shqipëri Gazetarja shqiptare: Më jepni një provë, që Goran Bregoviq ka nxitur krimet...



