Gazetari Peka: Kjo është pika më e fortë e Albin Kurtit, nuk e di pse nuk po e përdorë në fushatë

Gazetari nga Shqipëria, Çim Peka, në një postim në Facebook ka thënë se pika më e fortë e Kurtit është përballja dhe jo shmangia.

Ai thotë se përballjet në studiot televizive janë pika e tij e fortë dhe nuk e di pse nuk po e përdorë atë.

Peka mendon se gjithsesi, ai është fitues i paracaktuar.

Postimi i tij i plotë:

VV 3% më pak se sondazhi i fundit. Unë vazhdoj të mendoj se pika më e forte e Kurtit është përballja dhe jo shmangia. Marshimet janë motivim, por përballjet në ekran janë pika e tij e fortë. Nuk e kuptoj zgjedhjen e Kurtit për të mos qenë në debate në këtë fushatë! Gjithsesi, është fitues i paracaktuar. Shihemi te dielën ne RTV Dukagjini!