Gazetari maqedonas Vuçiqit: Vendose, do shkosh rrugës së Milosheviqit apo të Gjingjiqit

Gazetari maqedonas Sashe Ivanovski nga Maktel ka komentuar zhvillimet e fundit në Veri të Republikës së Kosovës.

Ai ka dërguar një porosi të për presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kërcënoi me luftë shtetin e ri në Ballkan, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“ President Vuçiq, vendose, do të shkosh rrugës së Milosheviqit apo rrugës së Gjingjiç , nuk mund të bësh cik-cake dhe të bësh hajgare me të gjithë ne në Ballkan”, është shprehur Ivanovski.

Ai ka shkruar se presidenti serb që angazhohej për Open Ballkan për shkak një vendimi për target ka dërguar tanke dhe avion në kufirin me Kosovën.

“Një muaj do të eci nëpër ballkan dhe do ta ofroj projektin Ballkani Hapur, përmes të cilit do ti largoj kufijtë dhe do të propagandoj se ballkani nuk është “bure barut” për Skandinavija e re…

Pas një muaji do të dërgoj tanke dhe aeroplan në vendkalimin kufitar Jarinjesepse në Kosova kanë vendosur të gjithë të kenë targa të njëjta të veturave, ashtu sikur është në të gjithë botën dhe në të gjitha shtetet?!?, është shprehur gazetari maqedonas, duke përshkruar sjelljen e presidentit serb. (INA)

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:

Linku:

https://maktel.mk/makedonija/pretsedatele-vuchik-reshi-se-ili-ke-odish-po-patot-na-miloshevik-ili-po-patot-na-dhindhik-ne-mozhe-da-pravish-czik-czak-i-da-se-zaebavash-so-site-nas-na-balkanot/?fbclid=IwAR376wmWSC3UtXc1rAJjasKQ-yesWBeXLckSIH9sBTADuiekNUPmk2q5Mj4