Gazetari Artan Ziberi: Vdiq shoku e mësuesi im, gazetari Sami Ademi

Postimi i Artan Ziberit:

“Sot humba një shok e koleg shumë të dashur, Sami Ademin. Ishte mësuesi ynë në sport dhe një njeri me shpirt të butë. Kur hyra për herë të parë në punë, ai më priti si të isha i veti, më dha dorën dhe më hapi rrugën në gazetari.
Për mua nuk ishte vetëm koleg, por njeri që të gjendej gjithmonë pranë. I qetë, i mirë dhe gjithmonë i gatshëm me ndihmu”.