Organizata “Gazetarët pa Kufij” (RSF) e cilësoi si të papranueshëm arrestimin dhe “pengmarrjen” e 4 punonjësve të Anadolu Agency (AA) nga ana e autoriteteve të Egjiptit dhe përdorimin e tyre si një “armë në mosmarrëveshjet diplomatike”.
RSF me seli në Paris, në mesazhin nga rrjeti social Twitter, nënvizoi se qeveritë nuk duhet të bëjnë akuza të rreme ndaj gazetarëve për të kufizuar pluralizmin dhe kritikën.
“Është e papranueshme arrestimi i 4 punonjësve të Anadolu Agency nga ana e Egjiptit, duke i marrë peng ato dhe përdorur si një armë në mosmarrëveshjet diplomatike”, thonë nga RSF.
Të martën vonë, policia egjiptiane kreu bastisje në Zyrën e AA-së në Kajro dhe arrestoi 4 punonjësit e saj.
Anëtarët e stafit, përfshirë një shtetas turk, u dërguan në një vend të panjohur.
Turqia dënoi ashpër këtë veprim dhe bëri thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm.