Gëzim Mekuli
Pika 5 dhe pika 7 e aktgjykimit janë fort të qarta. Ato bëjnë një dallim juridik themelor: Citoj: “çështja gjyqësore lidhet me akuzat dhe përgjegjësinë penale individuale të të akuzuarve, jo me legjitimitetin e UÇK-së si organizatë apo me luftën e saj për çlirim.”
E pra, kjo është edhe mënyra gjuhësore se si është përshkruar juridiksioni i Dhomave të Specializuara: përgjegjësia penale është personale dhe gjykata ka juridiksion mbi persona fizikë. (Lexo aktgjykimin!)
Shkojmë te pika 5, citoj:
“Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur.”
Dhe më tej shkruan: “Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me krimet që, padyshim, forcat dhe paraushtarakët serbë kryen kundër shqiptarëve të Kosovës.” E qartë apo jo?
Pika 7 shkruan dhe po citoj:
“Lidhur me këtë aspekt, përgjegjësia penale para Dhomave të Specializuara është vetëm personale.” dhe “Rrjedhimisht, Dhomat e Specializuara përballin me përgjegjësi penale persona, vetëm për krime që ata i kanë kryer individualisht.” Shqip po shkruan, apo jo?
Vazhdojmë me fakte:
“Në këtë çështje gjyqësore, akuzat e paraqitura nga Prokurori i Specializuar kanë të bëjnë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të akuzuarve.” E qartë, apo jo?
Pra, ju gazetarë të zjarrit e të korruptuar deri në fyt, lexojeni tekstin para se të flisni; një aktgjykim publik që flet për përgjegjësi penale individuale nuk mund të shitet si aktgjykim kundër gjithë institucionit të UÇK-së. Apo jo?
Të nderuar lexues,
Gazetari apo gazetarja që nuk e ka lexuar, ndoshta e ka lexuar por tybe as që e ka kuptuar këtë paragraf dhe, pastaj del e shpifë duke bërtitë, mule o milet se “u dënua UÇK-ja”, nuk po e informon publikun, por po e shtrembëron me qëllim kuptimin juridik të një vendimi gjyqësor.
Të jem i qartë: Kritika ndaj gjykatës është shumë e drejtë, dhe duhet kritkuar; fillimisht kush e sponzorizoj më 2014, kush i detyroj deputetët të votjnë për Specialen, dhe pse e bënë ATA këtë Gjykatë një-etnike e jo demokratike; Ama të shtrembërosh edhe aktgjykime të gjykatave, kjo nuk është gazetari; kjo është edhe vepër penale dhe manipulim i hapsirës publike shqiptare. Pikë!
Kujdes Kosovën, se mund të biem edhe më keq! Qetësi, maturi dhe diplomaci; pushka nuk i drejtohet Evropës…
Pizevenga!



