Gaza: Mbi 25 mijë palestinezë të vrarë, mbi 62 mijë të plagosur

Smoke rises following an Israeli airstrike in the Gaza Strip, as seen from southern Israel, Thursday, Nov. 9, 2023. (AP Photo/Leo Correa)

Gjithsej 25 mijë e 105 palestinezë janë vrarë në Gaza, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Ajo në deklaratën e së dielës gjithashtu tha se të plagosur janë 62 mijë e 681 të tjerë, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv

E gjithë kjo erdhi si pasojë e sulmeve izraelite që nisën më 7 tetor në Rripin e Gazës.