GAVI: Vaksina kundër korona virusit më së paku brenda një viti

Zhvillimi vaksinës kundër llojit të ri të korona virusit do të zgjasë së paku një vit, kumtoi mbrëmë Lidhja globale për vaksina dhe imunizim (GAVI).

Numri i pacientëve të infektuar me virusin në Kinë deri dje u rrit në 517, ndërsa 17 persona deri më tani vdiqën, kumtuan dje autoritetet shëndetësore kineze.

Drejtori i GAVI-t, Set Berkli deklaroi se ekspertët nuk dinë mjaft për epidemiologjinë e sëmundjes së re, në mënyrë që në këtë moment të mund të vlerësohet me cilësi rreziku nga ajo.

“Lajmi i mirë është se të gjithë shkencëtarët tashmë e sekuencionuan dhe publikuan genomin e virusit, që mundësoi disa organizata në botë të fillojnë të punojnë rreth vaksinës”, tha Berkli për agjencinë DPA.

Vaksinat që mbronin nga korona virusi është shumë më e thjeshtë të zhvillohen nga ato për sëmundjet si malaria apo HIV, shtoi ai.

Berkli tha se, megjithatë, “do të duhen muaj para se të zbatohen hulumtime të vërteta klinike dhe së paku një vit para se vaksina të mund të jetë e kapshme për përdorim.

GAVI është partneritet jofitimprurës i cili bashkëpunon me qeveritë, afaristët, Bankën botërore, organizatat humanitare dhe organizatat joqeveritare për t’i përmbushur qëllimet për vaksinim.