Gattuso: Më i miri? Ish-trajneri im dhe sot rivali im

Gennaro Gattuso, trajneri aktual i Valencias-s dhe ish-mesfushori i Milan, skuadër me të cilën fitoi gjithçka është ndalur të flasë për karrierën e tij dhe jo vetëm.

“Këtë karrierë e kam nisur nga e para. E njihja futbollin, por nuk isha i përgatitur shumë mirë dhe prandaj kam parë ndeshje në çdo kategori.  Në një orë e gjysmë që jemi në fushë, ndihem i gjallë.  Tani e shoh futbollin shumë ndryshe nga koha kur luaja. Kur isha te  Milan (si trajner) apo Napoli, ata nuk ushtronim presion të lartë, tani gjërat kanë ndryshuar. Trajneri më i mirë në botë? Ancelotti. Padiskutim Ancelotti pasi ai ka trajnuar 3 apo 4 breza të ndryshëm dhe gjithmonë ka çelsin për të ndryshuar një skuadër. Është e mahnitshme se si ai ia ka dalë të triumfojë me 4 breza të ndryshëm” – deklaroi Gattuso.