Gati dy tonë hashash pluhur janë konfiskuar në lindje të Turqisë

Policia turke ka zbuluar dhe konfiskuar afër dy tonë hashash pluhur, njoftoi në Tuiter ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu.

Droga është konfiskuar në një veprim të xhandarmërisë në qarkun juglindor Dijarbakir, të zbatuar së bashku me pjesëtarët e Departamentit për zbulim dhe të Drejtorisë për luftë kundër krim të organizuar.

Sasia e saktë e drogës së konfiskuar është një ton e 929 kilogramë.

Ministri e uroi xhandarmërinë për aksionin dhe theksoi se shërbimet turke vazhdojnë me luftë intensive kundër tregtisë së paligjshme e drogë dhe lëndë narkotike.