Gashi: Tragjedi e rëndë sot na zgjoi të gjithëve!

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin në Bullgari.

“Tragjedi e rëndë sot na zgjoi të gjithëve! Një aksident i rëndë në Bullgari mori jetën e 46 pasagjerëve të cilët janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Lutemi pë shpirtrat e tyre që Zoti t’i ketë mëshiruar ndërsa familjarëve t’ua shtojë durimin.Shumë e rëndë për ta përballuar për secilin njeri që merr një lajm të atillë e aq më tepër për familjet e të aksidentuarve”, ka shkruar Afim Gashi – kryetar i Alternativës.