Gashi takon euro-ambasadorin Rokas, diskutohet raporti vjetor i progresit i RMV-së

Kryetari i kuvendit, Afrim Gashi sot ka realizuar një takim me euro-ambasadorin në Shkup, Michalis Rokas.
“Gjatë këtij takimi diskutuam mbi raportin vjetor të progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku analizuam hapat e nevojshëm për avancimin në procesin e eurointegrimit. Theksuam rëndësinë e reformave në këtë proces, duke identifikuar gjithashtu çështjet që kërkojnë vëmendje të veçantë. Vlerësimi dhe zbatimi i rekomandimeve të këtij raporti janë mjete të dobishme për institucionet e vendit”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.