Gashi-Roussopoulos: Diskutuam mënyrat e reja të forcimit të demokracisë parlamentare

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi sot ka mirëpritur kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Theodoros Roussopoulos.

Gashi shkruan se në këtë takim, i cili u zhvillua në vigjilje të 30-vjetorit të anëtarësimit tonë në Këshillin e Europës, shqyrtuam arritjet e tre dekadave të bashkëpunimit.

“Diskutuam gjithashtu për mënyrat e reja të forcimit të demokracisë parlamentare dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Shpreha mirënjohje për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e reformave në sistemin tonë ligjor, ndërsa ritheksuam gatishmërinë për të forcuar më tej lidhjet tona, me përkushtim ndaj vlerave europiane që na bashkojnë”, shkruan Gashi.