Gashi: Opozita maqedonase të tërheq amendamentet mbi ligjin për shtetësi

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi pas takimit mes opozitës shqiptare dhe kryeministrin Zoran Zaev tha se ka zhvillime pozitive drejt zgjidhjes përfundimtare për Ligjin për Shtetësi. Gashi i bëri thirrje opozitës maqedonase që të tërheqin amendamentet mbi ligjin për shtetësi.

“Shfrytëzoj rastin që ti bëj ftesë opozitës maqedonase që të tërheqin amendamentet te ligji për shtetësi që bashkërisht të zhbllokojmë Parlamentin. Po iu referohem deklaratave publike të përfaqësuesve të VMRO-së, se nëse ne heqim bllokimin dhe amendamentet nga Ligji për masat e pesta ekonomike, ata janë të gatshëm të tërheqin amendamentet te ligji shtetësisë. Nëse ata e bëjnë këtë punë brenda dy-tre ditëve ose që nga sot, ne jemi të gatshëm që ti tërheqim amendamentet nga pakoja e pestë.”, tha mes tjerash Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.