Gashi nesër në Londër për shfaqjen e fundit këtë vit

Muajin e kaluar Gashi kishte filluar një turne muzikor ku kishte zgjedhur qytet më të mëdha evropiane për të performuar, nesër atë e pret Londra, shkruan lajmi.net.

Këngëtarit i ka mbetur vetëm edhe një paraqitje për të mbyllur me sukses vitin 2019, i cili mund të quhet si viti ku Gashi arriti suksesin më të madh në karrierën e tij.

Kosovari së fundmi ka publikuar një video në Instagram ku kishte ndarë pamje nga koncerti në Belgjikë dhe kishte shkruar “Ky turne ishte i ‘çmendur’, shfaqja e fundit nesër në Londër”. /Lajmi.net/