Gashi ndan sekuenca nga kënga e re

Ai shfrytëzon rrjetet sociale për të publikuar momente të shumta me ndjekësit dhe fansat nga jeta teksa së fundi ka publikuar edhe pak nga kënga e re që do lansojë këtë verë, shkruan lajmi.net.

Gashi, përmes rrjetit social Instagram ka zgjedhur të postojë një video nga studio derisa dëgjohet projekti muzikor.

Këngëtari, shihet duke kërcyer me këngën e tij të re e cila siç dëgjohet është ritmike. “Energjia e verës”, ka shkruar Gashi në mbishkrimin e postimit dhe i ka vendosur një emotikon luledielli.

Menjëherë pasi ka publikuar postimin i vërshuan komentet e shumta nga fansat të cilët i kërkuan datën e lansimit të këtij projekti muzikor dhe në të njëjtën kohë e kanë pyetur se kur do e lansojë albumin e ri./Lajmi.net/