Gashi: Korrupsioni as nuk luftohet i vetëm dhe as vetëm me ligje, ai luftohet me integritet, shembull personal, përgjegjësi politike dhe ndërgjegje mbarëqytetare

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ka shkruar se kjo ditë nuk është vetëm simbol por një kujtesë serioze se e ardhmja e vendit varet nga aftësia për të ndërtuar institucione të pastra me integritet dhe me llogaridhënie, përcjell Alfax.mk

“Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, kujtojmë që kjo ditë nuk është vetëm simbol, por një kujtesë serioze se e ardhmja e një vendi varet nga aftësia e tij për të ndërtuar institucione të pastra, me integritet dhe me llogaridhënie.

Të mos harrojmë se korrupsioni as nuk luftohet i vetëm dhe as vetëm me ligje. Ai luftohet me kulturë integriteti, me shembull personal, me përgjegjësi politike dhe me ndërgjegje mbarëqytetare. Fitohet me refuzimin e indiferencës.

Prandaj, na takon të gjithëve misioni për një shtet ku drejtësia, transparenca dhe integriteti nuk janë aspirata abstrakte, por mënyra e vetme e funksionimit”, ka shkruar Gashi.